Bota

Princ Leka dhe Elia Zaharia publikojnë fotografitë e para me vajzën e sapolindur

0
princ-leka-dhe-elia-zaharia-publikojne-fotografite-e-para-me-vajzen-e-sapolindur

Princ Leka dhe Elia Zaharia ka pak ditë që janë bërë prindër për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Elia solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan Geraldinë, ndërsa familja mbretërore u shprehën shumë të lumtur për anëtarin e ri të familjes.

Elia ka publikuar fotografitë e para bashkë me vajzën Geraldine, ku çifti dukeshin shumë të lumtur si prindër të rinj.

Me këtë rast, ajo falënderoi të gjithë për urimet që ua kanë dërguar këto ditë me rastin e lindjes së vajzës.

Elia ndau edhe një tjetër detaj nga lindja e vajzës, duke thënë se ajo lindi pikërisht në ditën kur 18 vjet më parë mbretëresha Geraldinë u largua nga kjo jetë.

“Të dashur miq, ju falenderojmë përzemërsisht për urimet tuaja me rastin e lindjes së vajzës sonë, Geraldine. Të qënit prind është një bekim, që falë Perëndisë ne të dy po e shijojmë çdo moment!
Dita e lindjes së Princeshës sonë ishte veçanërisht emocionuese, pasi erdhi në ditën kur plot 18 vjet më parë, Mbretëresha Geraldine u largua nga kjo jetë. Për ne të dy ishte një përshëndetje nga bota e engjëjve!
Ne si prindër urojmë me gjithë zemër që Princesha e vogël Geraldine të rritet e shëndetshme, ta ketë zemrën të mbushur me dashuri, ta dojë dhe ta vlerësojë jetën, dhe jeta ta përkëdhelë me butësi dhe ëmbëlsi vogëlushen tonë!”, shkruan Elia Zaharia. /Lajmi.net/

Lexo të tjera