Fun

Princi Philip “Nuk donte të mbushte 100 vjeç” – Ai shpresonte të vdiste para moshës 100 vjeç

0
princi-philip-“nuk-donte-te-mbushte-100-vjec”-–-ai-shpresonte-te-vdiste-para-moshes-100-vjec

Me 9 prill pallati mbretërorë dha lajmin e vdekjes së princit Philip në moshën 99 vjeçare, vetëm 2 muaj para se ai të mbushte 100 vjeç, shkruan lajmi.net.

Por tani, në librin e ri biografik të princit Philip, të shkruan nga autori Gyles Brandreth është shpalosur e vërteta se Philip dëshironte të vdiste para se të mbushte 100 vjeç.

Libri “Philip: portreti i fundit” nuk është botuar akoma, por Brandreth ka ndarë disa detaje për librin, dhe njëri prej tyre ishte ky.

Gjatë shkrimit të librit Brandreth e vizitoi princin Philip dhe biseduan, në mënyrë që të kuptonte më mirë princin.

Mes diskutimeve, duka tha se ai nuk kishte frikë të vdiste dhe në fakt nuk kishte dëshirë që të jetonte më gjatë. Princi Philip kishte thënë se “vdekja është pjesë e jetës, dhe duhet të përballesh me të. Duhet ta pranosh me hijeshi”.

“Kur arrin në moshën time, ka shumë gjëra për jetën tënde. Jam shumë gati të vdes, sepse është diçka që ndodhë herët apo vonë”.

Ai kishte përmendur mbretëreshën Elizabeth, nënën e mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq në moshën 101 vjeçe në vitin 2002, shkruan lajmi.net.

Philip i kishte thënë Brandreth: “Unë definitivisht nuk dua të jetoj deri në moshën 100 vjeç, si mbretëresha nënë. Nuk mund të imagjinoj diçka më të keqe se të jetoj aq gjatë”.

Gjatë bisedës Brandreth e kishte pyetur se a ka kujtime të mbushura me qejf gjatë jetës së tij. Princi u përgjigj: “Qejf? Nuk mendoj shumë si të bëjë qejf, a mendon ti për qejfin shumë?”.

Princi Philip vazhdoi: “Mund të them se polo ishte qejf. Të luash me cricket ishte qejf në kohët e vjetra. Edhe të vozisësh karrocën ishte qejf por jo nëse bie nga karroca, ajo po që ishte e dhimbshme!”.

Kur u pyet se a ishte jeta e tij e lumtur dhe e mirë, Philip tha “Nuk e di, e kam mbajtur veten zënë gjithmonë. Jam përpjekur të jem i dobishëm dhe shpresoj se kam ndihmuar, vërtetë”.

Funerali i princit Philip do të mbahet me shumë pak njerëz, me datën 17 prill. Vetëm 30 persona do të marrin pjesë në funeral. /Lajmi.net/

Lexo të tjera