Lajme

Prishtina, Gjilani e Gjakova prijnë me raste të reja me koronavirus, kjo është situata në qytetet tjera

0
prishtina,-gjilani-e-gjakova-prijne-me-raste-te-reja-me-koronavirus,-kjo-eshte-situata-ne-qytetet-tjera

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se ka shkuar në 15 mijë e 855 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus.

Sipas IKSHPK-së, vetëm në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar 41 raste të reja, përderisa dy persona kanë ndërruar jetë dhe 73 të tjerë janë shëruar nga koronavirusi, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur IKSHPK-ja, në 24 orët e fundit numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë, ku 11 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, kurse Gjilani radhitet i dyti me 9 raste dhe Gjakova me 6 raste.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

73 TË SHËRUAR DHE 41 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 654 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 41 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Gjilan dhe 1 rast nga spitali Prizren).

Numri total i rasteve pozitive është 15.855 raste nga 70.873 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 632 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 73 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.294.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste dhe me nga një rast Deçan, Kamenicë, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!. /Lajmi.net/

Lexo të tjera