Lajme

Profesori amerikan: Pragu i ulët zgjedhor, shkaku pse në Kosovë mban kaq shpesh zgjedhje

0
profesori-amerikan:-pragu-i-ulet-zgjedhor,-shkaku-pse-ne-kosove-mban-kaq-shpesh-zgjedhje

Ben-Meir nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se situata e Kosovës është e ngjashme me atë të Izraelit kur vie puna te zgjedhjet e shpeshta parlamentare, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, problemi qëndron tek fakti i numrit të madh të partive që garojnë në zgjedhje dhe pragut të ulët zgjedhor që u mundëson më shumë partive të përfaqësohen në parlament.

“Zgjedhjet e shpeshta parlamentare në Kosovë më kujtojnë se çfarë po ndodh aktualisht në Izrael. Problemi është se ka shumë parti që garojnë në zgjedhje, dhe për sa kohë që pragu në Kosovë mbetet 5 për qind për t’u kualifikuar, kjo lejon që një numër më i madh i partive të përfaqësohen në parlament.”, tha Ben-Meir.

Sipas profesorit amerikan, ngritja e pragut zgjedhor në 10 për qind do t’i detyronte partitë e vogla të bashkohen dhe të formojnë parti më të mëdha.

Ben-Meir mendon se kjo do të zgjidhte problemin e zgjedhjeve të shpeshta parlamentare në Kosovë.

“Kura për mendimin tim është ngritja e pragut mbase në 10 për qind, e cila do të detyrojë partitë më të vogla që ndajnë pikëpamje të ngjashme të bashkohen dhe të formojnë një parti më të madhe.”, tha Ben-Meir. /Lajmi.net/ 

The frequent parliamentary elections in Kosovo remind me of what is happening at the present in Israel. The problem is…

Posted by Alon Ben-Meir on Friday, April 9, 2021

Lexo të tjera