Lajme

Profesori i UP për Sami Lushtakun: Kur na u strukshim, ky zotni i ka çu në kamë 100 mijë vetë në Prishtinë me 1 pushkë në Drenicë

0

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Ardian Kastrati, i ka thurur fjalë të mëdha ish-komandantit të UÇK-së dh eish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku.


Kastrati thotë se Sami Lushtaku dhe të gjithë ushtarët e UCK-së, janë më meritorët për lirinë e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Madje, ai shkon deri aty sa thotë se Lushtaku me një pushkë në Drenicë ka çuar në këmbë 100 mijë persona në Prishtinë.

“Ky zotnia e ka cu në kamë ni Prishtinë, me ni pushkë qatje në Drenicë, 1oo mijë veta i ka cu në kamë. UCK është e shenjtë, mision të shenjtë ka pasë, Mas luftës kur u kthy ky zotnia, ky i ka kthy ata serbët që janë në ata fshatra, e cka po flasim tash na, po flasim për Gjykatë Speciale. Unë jam tuj iu folë të rinjve”, ka thënë ai.

Këto fjalë të Kastratit erdhën në një debat ku flitej për Gjykatën Speciale, e që profesori dilte kundër haptazi./Reporteri.net

Lexo të tjera