Ekonomi

Projekti për prodhimin e energjisë nga era në Selac drejt finalizimit

0
projekti-per-prodhimin-e-energjise-nga-era-ne-selac-drejt-finalizimit

Kapaciteti i energjisë që do të prodhohet nga instalimi i 27 turbinave të erës do të jetë rreth 105 megavatesh në orë, dhe pritet ti sigurojë Kosovës edhe 10% energji të ripërtëritshme.

Vlera totale e investimit është 170 milionë euro. Investimi është duke u realizuar nga kompania “Sowi Kosovo” në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë projekt, që konsiderohet ndër më të rëndësishmit në sektorin e energjisë së ripërtritshme në Kosovë, janë duke marrë pjesë investitorë nga shtatë vende të ndryshme të botës, me Gjermaninë dhe Izraelin si partnerë kryesor.

Pritet që gjenerimi i energjisë nga këto kapacitete të reja te burimeve te rinovueshme të fillojë ne vitin e ardhshëm./Lajmi.net/

Lexo të tjera