Bota

Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike hidhet sërish sot në votim

0
projektligji-per-rimekembjen-ekonomike-hidhet-serish-sot-ne-votim

Deputetët do të votojnë edhe rreth dy propozim-rezolutave rreth menaxhimit të pandemisë, asaj të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit, pas lejimit të përmbarimit të vendimit përfundimtar OEN të Gjykatës së Arbitrazhit në Paris, të propozuar nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes është pika e dytë.

Legjislativi do të votojë në parim edhe rreth Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike nuk është votuar në lexim të parë gjatë gushtit, pasi që Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kishin refuzuar ta votojnë, ndonëse ministrja e Financave Hykmete Bajrami bëri thirrje për votimin e tij. /Lajmi.net/

Lexo të tjera