Lajme

Prokurori i Speciales do t’i thërras 16 dëshmitarë që do të dëshmojnë kundër UCK-së në rastin e Salih Mustafës

0

Prokurori i Dhomave të Specializuara në rastin e ish eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ka deklaruar se do t’i thërras 16 dëshmitarë për të dëshmuar në këtë proces.

Prokurori i rastit ka thënë se ata do të mbështeten në pesë dëshmitarë për qëllimet e aktakuzës së konfirmuar, derisa, më pas do të shtohen edhe 11 dëshmitarë tjerë në listë.

“Prokuroria parashikon 16 dëshmitarë, por mund të ketë edhe më shumë gjatë kësaj faze”, tha prokurori në rastin e Salih Mustafës.

Ai po ashtu tha se do të paraqiten edhe dëshmi tjera, si fotografi, urdhra të UÇK-së, e tjera. /Insajderi.org

 

Lexo të tjera