Lajme

Prokuroria: Rugova u arrestua nën dyshimet për korrupsion

0

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, është arrestuar kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova.


Rugova është arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit. Bashkë me Rugovën, nën pranga janë vënë edhe nënkryetari i Komunës së Istogut, Agim Ademaj dhe një zyrtar tjetër.

Lajmin për arrestimin e të njëjtëve, për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore të Pejës, Valbona Dishaj-Haxhosaj.

“Po mund të ju konfirmoj se me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë është arrestuar Kryetari i Komunës së Istogut, nënkryetari i kësaj komune dhe një zyrtar tjetër. Të njëjtit janë arrestuar nën dyshimin për kryerje të veprave penale të korrupsionit” ka thënë Dishaj-Haxhosaj për “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, Haki Rugova aktualisht është duke u gjykuar nga Gjykata e Pejës për veprën penale të konflitit të interesit.

Lexo të tjera