Lajme

Protestë përmes ekspozitës: Në Gjakovë publikohen fotografitë e 112 fëmijëve të vrarë në luftë

0
proteste-permes-ekspozites:-ne-gjakove-publikohen-fotografite-e-112-femijeve-te-vrare-ne-lufte

Kjo ekspozitë është e organizuar nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova 98-99, derisa aty do shfaqen 112 foto të fëmijëve të vrarë në Komunën e Gjakovës, gjatë luftës së fundin në Kosovë 98-99.

“Ekspozita do të hapet të mërkuren me dt 07.10.2020 ku do të rri e hapur deri më 10.10.2020, në Foeajen e Pallatit të Kulturës Asim Vokshi në Gjakovë. Janë momente qoftë dhe të fundit, për të gjithë ata të cilët votuan dhe gabuan, për të ndërtuar një Gjykatë Speciale mbi gjakun e Dëshmorëve dhe Martirëve, mbi gjymtyrët dhe bekimin e luftës së Invalidëve e Veteranëve, mbi mundin dhe sakrificin e çdo qytetari që humbën më të dashurit e tyre, ku ky gabim i nënshkrimit dhe vulosjes së realizimit të punës së njëanshme të Gjykatës Speciale, po sjellë dëshmi të rrejshme, e themeluar dhe iniciuar për të mohuar luftën e lavdishme të popullit shqiptar në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera