Lajme

Pse asnjë anëtar i familjes mbretërore apo sheik nuk është në listën e miliarderëve të Forbes?

0
pse-asnje-anetar-i-familjes-mbreterore-apo-sheik-nuk-eshte-ne-listen-e-miliardereve-te-forbes?

Kjo pasi që, thuajse kurdo që kemi kontrolluar listën e njerëzve më të pasur në botë, në ëeb-faqe si Forbes – sidomos viteve të fundit- shikojmë emra si Bezos, Bill Gates, Uarren Buffet, Mark Zuckerberg – dhe lista vazhdon me shumë të tjerë.

Por pse në këto lista nuk ka emra të anëtarëve të familjeve mbretërore apo të sheikëve dhe princave nga Arabia Saudite?

Siç edhe dihet, vendet e Azisë Perëndimore si Kuvajti, Arabia Saudite, Katari janë plot me pasuri, përcjell Telegrafi.

Dhe si rezultat, shumë nga sundimtarë dhe sheikë në këto vende mund të jenë shumë më të pasur dhe mund të bëjnë jetë më luksoze ndoshta edhe se Bill Gates, Bezos dhe shumë miliarderë të tjerë. Por pse ata nuk përfshihen në listën e Forbes?

Revista thuhet se ka një ekip me më shumë se 50 gazetarë që punojnë për të përcaktuar të ardhurat e tyre. Arsyeja kryesore se pse sheikët nuk janë në listë është fakti se shumica e pasurisë së tyre është e trashëguar nga familja.

Ndërsa si arsye tjetër, është fakti se për të përcaktuar pasurinë e sundimtarëve dhe sheikëve në këto vende, është pothuajse e pamundur.

Për shembull, në vitin 2017, Al-Ëaleed bin Talal u përfshi në listën e Forbes me një pasuri prej 18 miliardë dollarë.

Por pasi u publikua lista, ai reagoi duke thënë se të dhënat ishin gabim dhe se pasuria e tij është shumë herë më e madhe.

Kështu që, nga atëherë, Forbes ka vendosur mos të përfshijë anëtarët e familjeve mbretërore të Azisë Perëndimore në listë.

Lexo të tjera