Lajme

Pse fermerët po e derdhin qumështin? Flet kryeministri

0
hoti:-ne-kosove-nuk-do-te-kete-asnjehere-nje-asociacion-me-kompetenca-ekzekutive

Fermerët e vendit kanë derdhur tash e disa ditë në lumenj qumështin që kanë grumbulluar, si shenjë pakënaqësie që nuk po merret vendim për ndalimin e importit të produkteve me vaj palme.

Për këtë çështje ka folur në seancën e sotme edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Hoti ka thënë se ajo çka ka ndodhur me qumështin është ngopje e tregut që ka ndodhur për shkak të pandemisë.

“Ajo që ka ndodhë është ngopje e tregut, edhe për shkak të pandemisë është për shkak të zhvillimeve tjera, ministri tregtisë dhe ai i bujqësisë janë taku disa herë do të gjendet një zgjidhje afat gjate për qumështarët, veçanërisht sa i përket ndarjes në markete, të produkteve që kanë bazë nga vaji i palmës. Ministria e Bujqësisë duhet të mbështesë më shumë qumështarët, janë probleme që janë shkaktuar muajt e fundit për shkak të pandemisë”, ka thënë kryeministri.

(Kosova Sot Online

Lexo të tjera