Sport

PSG gjen pasuesin e Mbappe, nis negociatat me yllin e Liverpoolit

0
psg-gjen-pasuesin-e-mbappe,-nis-negociatat-me-yllin-e-liverpoolit

E ardhmja e francezit shihet larg “Parkut të Princave”, meqenëse ka refuzuar rinovimin dhe ëndërron kalimin te Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Mbappe thuhet se ia ka bërë të qartë “Parisienëve” se do largohet në verë, andaj gjiganti francez është në kërkim të pasuesit.

Sipas gazetës italiane, Salah shihet si më favoriti dhe negociatat tashmë kanë nisur.

Salah ka kontratë me “Reds” deri në verën e vitit 2023, por asnjëherë nuk e ka mohuar largimin.

Në rast që Mbappe shitet për një vlerë të lartë, atëherë klubi do të këtë mjaftueshëm para për të financuar transferimin e egjiptianit./Lajmi.net/

Lexo të tjera