Mesfushori i Olympique Lyon, Houssem Aouar, vazhdon të ketë vëmendjen e Arsenal.
Lojtari thuhej të kishte arritur marrëveshje personale me ‘Gunners’, por këta të fundit kanë probleme me kartonin e tij.
Situatën e komplikuar synon ta shfyrtëzojë PSG. Sipas ‘L’Equipe’, presidenti i PSG, Al Khelaifi ka telefonuar presidentin e Olympique Lyon për të diskutuar lidhur me transferimin e Aouar, transmeton lajmi.net.
Presidenti i parisienëve i ka dhënë dritën e gjelbër drejtorit sportiv të PSG, Leonardos, për të filluar formalitetet.
Kujtojmë se 50 milionë kërkon Lyon për Aouar, kurse Arsenal mund të ofrojnë vetëm 40 milionë deri më tani. /Lajmi.net/