Sport

PSG shfrytëzon situatën për të ‘padëshiruarin’ e Mourinhos

0
psg-shfrytezon-situaten-per-te-‘padeshiruarin’-e-mourinhos

Tekniku i Spursave zgjodhi të mos e përfshinte në grumbullim dhe një krisje duket se ka ndodhur mes trajnerit portugez dhe futbollistit, nga e cila është gati që të përfitojë PSG.

Britanikja “Telegraph“ raporton se gjigantët francezë të PSG-së duan të bëjnë bashkë me Mbappen dhe Neymarin edhe Dele Allin, që shihet si një vlerë e shtuar në ekipin parizien.

Ende nuk bëhet e ditur nëse kërkohet huazimi apo blerja e përhershme, megjithatë interesimi ekziston dhe ditët në vijim mund të sjellin zhvillime të reja. /Lajmi.net/

Lexo të tjera