Sport

PSG triumfon në ‘Old Trafford’, mbetet dramatike situata në grupin H

0
psg-triumfon-ne-‘old-trafford’,-mbetet-dramatike-situata-ne-grupin-h

PSG e nisi mirë takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e 6’, me golin e Neymar, shkruan lajmi.net.

Marcus Rashford ktheu në lojë Manchester Unitedin, duke shënuar për 1:1, në minutën e 32’.

Në minutën e 69’, mysafirët nga Parisi rikthyen epërsinë, kur shënoi mbrojtësi Marquinhos.

Për Manchester Unitedin gjërat u bënë edhe më keq, kur mesfushori Fred u ndëshkua me karton të kuq.

Me një lojtar më tepër në fushë, PSG shënoi edhe golin e tretë për 1:3, përmes Neymar, në minutën e 91’.

Me këtë rezultat, tani në grupin H, kemi tri skuadra me nga nëntë pikë, Manchester Unitedin, PSG dhe RB Leipzig./Lajmi.net/

Lexo të tjera