Lajme

Publikohen pamjet e gjuajtjes me armë në Prishtinë ku u shkrepën 21 plumba

0
publikohen-pamjet-e-gjuajtjes-me-arme-ne-prishtine-ku-u-shkrepen-21-plumba

Në një video ekskluzive të siguruar nga Gazeta Insajderi shihet se si “Turku” gjuan me armë teksa vetura e “Italianit” është duke lëvizur.

“Turku” ndërron dy karikator të revoles dhe gjuan pa ndalë, ku pastaj shihet duke u arratisur.

Rasti është lajmëruar nga Andi Pajaziti edhe në polici.

Sipas detajeve të policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Isa Kastrati” në orën 12 të ditës, ndërsa në vend ngjarje policia ka gjetur 21 gëzhoja të revoles.

“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 01.10.2020 – 12:41. Ankuesit meshkuj kosovarë, raportojnë se derisa ishin duke lëvizur me veturë, një person i dyshuar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre,  mirëpo përveç dëmeve materiale në veturë, nuk kishte të lënduar. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur rreth  21 gëzhoja. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati”, thuhet në raporton e policisë.

Kjo nuk është përleshja e parë në mes këtyre dy personave. Në shtator të këtij viti, Andi Pajaziti – “Italiani” dyshohet se kishte tentuar ta privojë nga jeta Hamdi Novobërdaliun – “Turkun”.

Lidhur me këtë, policia kishte arrestuar, Pajazitin.

Pajaziti i njohur edhe si “Italiani” është i përfshirë po ashtu edhe në rastin “Duplex”.

Andi Pajaziti – “Italiani” siç ka raportuar Insajderi është një mik dhe bashkëpunëtorë i ngushtë i Astrit Mehmetit i njohur me nofkën ‘Llepota’. I cili ende është në arrati dhe kërkohet nga policia.

Ndërsa, Hamdi Novobërdaliu – “Turku” në vitin 2018  ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me katër vjet burg për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Novobërdaliu, akuzohej se me qëllim të hakmarrjes, në vitin 2011, ka dashur ta provojë nga jeta Florim Arifin.

Për veprën penale “vrasje e rendë në tentativë”, Noverberdaliu, u dënua me tri vite e gjashtë muaj, ndërsa për “armëmbajtje pa leje”, ishte dënuar me një vit burgim, por gjykata vendosi që me dënim unik, të njëjtin e dënoi me katër vite burgim.

Lexo të tjera