Ish fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, ndërroi jetë të mërkurën, në moshën 60 vjeçare.
Sipas njoftimeve paraprake të autopsisë, Diego Armando Maradona vdiq nga dështimi i zemrës, që gjeneroi edemë akute të mushkërive dhe shkaktoi vdekjen e papritur.
Trupi i pajetë i Maradonës u rishikua nga një ekip i mjekëve ligjorë në morgun e San Dernando, pasi një gjë të tillë e kërkoi Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, pas autorizimit nga familja.
Ditëve në vazhdim do të ketë një raport të detajuar rreth shkaqeve që çuan në vdekjen e Maradonës./Lajmi.net/