Rozë

Publikohet “Përjetësi”, Fifi dhe Ermali sjellin projektin unik!

0

Dy artistët e mirënjohur, Ermal Fejzullahu dhe Fifi kanë bashkuar forcat për të sjellur një projekt të përbashkët muzikor.

Këngëtarët së bashku sollën këngën me titullin “Përjetësi” e cila u prit me padurim nga adhuruesit e tyre të shumtë që nga koha kur u paralajmërua.

Projekti tashmë është lansuar në kanalin zyrtar në Youtube dhe erdhi i vizualizuar edhe me një videoklip shumë unik.

Për tekstin dhe melodinë e këtij projekti u kujdes Fifi, mix/masterin e bëri Raimon Erni, kurse klipin u realizua nga Imagine Films.

Kujtojmë që ky është bashkëpunim i tyre i parë dhe padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre.

Më poshtë kënga bashkë me videoklip./Indeksonline/

Lexo të tjera