Rozë

Publikohet ‘traileri’ i filmit ku Rita Ora do të luajë një nga rolet kryesore

0
publikohet-‘traileri’-i-filmit-ku-rita-ora-do-te-luaje-nje-nga-rolet-kryesore

Sky Cinema ka publikuar ‘trailerin’ e adaptimit modern të veprës së famshme të Charles Dickens, “Twist”, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Versioni i ri Oliver Twist luhet nga aktori Raff Law si rol kryesor në këtë film i cili titullohet “Twist”, së bashku me Lena Headey në rolin e ‘Sikes’, Rita Orën në rolin e ‘Dodge’, Sir Michael Caine në rolin e ‘Fagin’, Franz Drameh në rolin e ‘Batesey’, Sophie Simnett në rolin e ‘Red’ dhe David Walliams në rolin e ‘Losberne’.

Ishte edhe Rita ajo e cila e ka ndarë me ndjekësit ‘trailerin’ e filmit ku ka treguar emocionet e saj si aktore.

“Mezi prisja t’ju tregoja të gjitha këto! Këtu është ‘traileri’ i parë për ‘Twist’, shfaqja moderne e Oliver Twist që së shpejti do të dalë në Sky TV! Ishte një nder të fitoja shansin për të punuar jo vetëm me një nga heronjtë e mi të aktrimit të të gjitha kohërave, Michael Caine, por me kastin më të mirë të cilët ishin thjesht një kënaqësi për të punuar! Unë jam duke luajtur si ‘Dodge’, mezi pres që të gjithë ta shihni”, ka shkruar Rita në Instagram./Lajmi.net/

Lexo të tjera