Uncategorized

Publikohet video e Doja Cat duke bërë ‘twerk’ nën ritmet e këngës shqipe

0

Bebe Rexha është një prej këngëtareve shqiptare, e cila çdo herë tregon me krenari prejardhjen nga vjen, shkruan lajmi.net.

Madje, këtë gjë ajo nuk heziton ta tregojë edhe kur gjendet bashkë me emrat më të njohur të industrisë së muzikës.

Së fundi, këngëtarja ka publikuar një video, në të cilën shfaq Doja Cat duke bërë ‘twerk’ nën ritmet e këngës shqipe.

“Pjesa favorite e ditës së xhirimeve të klipit. Doja Cat duke bërë twerk me muzikë shqipe”, janë fjalët e Bebes.

Kujtojmë se Bebe Rexha ditë më parë konfirmoi bashkëpunimin me Doja Cat, ndërsa ditët e fundit kanë punuar intenzivisht në xhirime të klipit.

Projekti “Baby I’m Jealous” do të publikohet brenda pak ditësh. /Lajmi.net/

View this post on Instagram

#BabyImJealous in 3 days!!!!! @dojacat

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

Lexo të tjera