Bota

Punonjësi i sigurimit të një qendre tregtare në Beograd nokauton gruan, kamerat e sigurisë filmojnë sulmin

0

Në një sulm brutal të ndodhi gjatë javës së kaluar para një qendre tregtare në Beograd të Serbisë, një punonjës i sigurimit është filmuar nga kamerat e sigurisë duke nokautuar një grua me inicialet A.M.

Kjo grua e pafat ka pësuar lëndime të rënda trupore, kurse burri pas këtij veprimi ka vazhduar ta kërcënojë. E dëshmitarë të këtij sulmi ishin qytetarë të shumtë që hynin apo dilnin nga qendra tregtare, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër gjykata e Beogradi nuk i ka caktuar masën e paraburgimit, përkundrazi është lëshuar duke e detyruar të paguaj vetëm një dënim në vlerë prej 15 mijë dinarë.

E policia serbe pas rifillimit të hetimeve dhe ndërrimit të gjykatësit, ka vendosur të ngrit padi kundër të dyshuarit që i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore viktimës.

Deri më tani nuk dihen motivet e sulmit, por opinioni në Serbi ka reaguar ashpër ndaj këtij punonjësi që nuk u tregua aspak i mëshirshëm me gruan. /Telegrafi/

Për të parë videon klikoni në linkun:

 

https://telegrafi.com/punonjesi-sigurimit-te-nje-qendre-tregtare-ne-beograd-nokauton-gruan-kamerat-e-sigurise-filmojne-sulmin/?fbclid=IwAR3pwSxFCCCgi9YEuNXvWU-5TWH8MoM1oIfs1pZFYR-KW0QbcwfR4LmAxYk#brid_cp_Brid_01644642

Lexo të tjera