Rozë

Puthje, ledhatime e marihuanë, Madonna me të dashurin kritikohen për paraqitjen e fundit

0
puthje,-ledhatime-e-marihuane,-madonna-me-te-dashurin-kritikohen-per-paraqitjen-e-fundit

Madonna ndau me ndjekësit në Instagram, momente intime me të dashurin e saj Ahlamalik Williams, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Të mërkurën, ikona e pop-it, 62 vjeçe publikoi një video sensuale, ku shfaqej duke shkëmbyer puthje pasionante me balerinin 26-vjeçar ndërsa ai i hidhte tym marijuane në gojën e saj.

Dyshja, të cilët janë në lidhje që nga vera e vitit 2019, dukeshin më shumë se komod pranë njëri-tjetrit në ato video, ndërsa muzika hip-hop luante në sfond.

Madonna lejoi që fijet e saj zbardhuese të dalin nën kapuçin e  saj vjollce Prada, ndërsa Ahlamalik kishte veshur një xhaketë të zezë.

Në video, e cila ishte gati një minutë e gjatë, Madonna kafshoi buzën e balerinit disa herë ndërsa ata putheshin, kurse ai dukej se ndalet për një pushim të marihanës çdo herë.

Këngëtarja e hitit “Material Girl” provokoi duke nxjerrë gjuhën para kamerës për fansat e saj.

Po ashtu, ajo kishte postuar edhe disa imazhe ku u shfaq duke konsumuar marihuanë. /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera