Ekonomi

QBK-ja thotë politikat e saj për shtyrjen dhe riprogramimin e kredive zbutën ndikimin negativ tek huamarrësit dhe bankat

0
qbk-ja-thote-politikat-e-saj-per-shtyrjen-dhe-riprogramimin-e-kredive-zbuten-ndikimin-negativ-tek-huamarresit-dhe-bankat

Në deklaratën përmbyllëse të Misionit Vlerësues për Artikullin IV, FMN-ja konstaton se vendimet e BQK-së për t’i shtyrë pagesat e kthimit të kredive dhe më pastaj vendimi për riprogramimin e

kredive deri në 1 vit kanë zbutur ndikimin te huamarrësit dhe bankat.

“Vendimi për t’i shtyrë pagesat e kredisë në mars rezultoi me një moratorium tremujor në pagesa të kredisë, që u shfrytëzua nga më shumë se 50 për qind e gjithsej kredive bankare. Me mbylljen e kësaj dritareje, në qershor BQK lejoi aplikime për zgjatje dhe ristrukturim të kredive deri në 1 vit, në baza individuale. Pas mbylljes së kësaj dritareje, në shtator u riprogramuan rreth 15 për qind e regjistrit të kredive bankare”, thuhet në këtë deklaratë.

FMN gjithashtu, vlerëson se heqja e masave rregullative duhet të jetë graduale dhe BQK-ja duhet të përshtatë planet e saj në pajtueshmëri me pritjet për rritjen ekonomike për vitin 2021.

Këto vlerësime vijnë nga një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i udhëhequr nga z. Gabriel Di Bella, që zhvilloi një vizitë virtuale nga 23 shtator deri më 7 tetor, në vijim Deklarata përmbyllëse e Misionit të Artikullit IV për vitin 2020 e në kontekst të konsultimeve sipas Artikullit IV të vitit 2020. /Lajmi.net/

Lexo të tjera