Bota

Qendra e Studentëve del me njoftim të rëndësishëm

0
qendra-e-studenteve-del-me-njoftim-te-rendesishem

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Qendra e Studentëve ka treguar se janë duke i shqyrtuar mundësitë për hapjen e konvikteve dhe se për çdo vendim do të njoftohen studentët.

Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës njofton të gjithë studentët se ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim në konvikte.

Kjo si pasojë e zhvillimeve epidemiologjike në vend.

Qendra e Studentëve në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK dhe MASHT-së janë duke i shqyrtuar mundësitë për hapjen e konvikteve për studentet për vitin akademik 2020/2021. Për çdo vendim do te njoftoheni. /Lajmi.net/

Lexo të tjera