BotaLajme

Qëndroi 9 orë e gjysmë nën rrënoja, del e gjallë gruaja nga Izmiri

0

Tërmeti i fuqishëm prej 6.8 shkallë Righter që goditi Turqinë, përkatësisht zonën e Izmirit la të vdekur 21 persona dhe 799 janë të lënduar, deri më tani.

E një ngjarje që preki të gjithë ishte ai i qytetares turke, Buse Hasdemir, shkruan Hyrriet, transmeton Syri Kosova.

Buse qëndroi 9 orë e gjysmë nën rrënoja, duke mos humbur shpresën e duke luftuar me jetën.

Pas kësaj periudhe ajo u nxor e gjallë nga ekipet e shpëtimit.

Lajmin e konfirmoi edhe ministri i brendshëm turk, Bekir Pakdemirli i cili i tha gazetës Hurriyet se pas bisedimeve me telefon, kanë arritur ta shpetojnë të gjallë Busen.

Se Buse është e gjallë, ishte një grua me emrin Fatma që zbuloi një gjë të tillë.

“Motra Fatma ty po të dëgjoj” citohet t’i këtë thënë Buse, kurse, Fatma ia ktheu “Do të thërras Buse, mos u frikëso, po vijmë të të shpëtojmë”.

Buse më pas shkoi në spital për trajtim.

Lexo të tjera