Bota

Qeni ha maskën gjatë ecjes në natyrë

0
qeni-ha-masken-gjate-ecjes-ne-natyre

Veterinarët kanë paralajmëruar njerëzit që të mos i hedhin maskat në rrugë dhe në vende ku kafshën mund ti marrin, transmeton lajmi.net.

Një qen i quajtur Kobe kishte ngrënë një maskë për fytyrën dhe veterinarët duhej të bënin një ndërhyrje. Fatmirësisht qeni ishte me fat dhe shpëtoi duke mos pësuar dëmtime serioze.

Kobe the dog who swallowed the mask

Veterinarët e ndanë këtë eksperiencë në rrjetet sociale duke u dhënë të tjerëve një mësim që të mos i hedhin maskat në vende ku nuk duhet, sepse kjo dëmton ambientin po edhe krijesat që jetojnë në të.

Falë reagimit të shpejtë të pronarit, Kobe u shërua dhe nuk pati dëmtime të rënda. Ky fat i mirë nuk do ti ndodh secilit, andaj kërkohet një kujdes më i shtruar. /Lajmi.net/

Lexo të tjera