Bota

Qeveria e Hotit me 49 zëvendësministra, kjo pozitë po shfrytëzohet për punësime politike e rehatim të militantëve

0
qeveria-e-hotit-me-49-zevendesministra,-kjo-pozite-po-shfrytezohet-per-punesime-politike-e-rehatim-te-militanteve

Por, qeveria e Hotit nuk ka arritur të mbajë premtimin zgjedhor, shkruan lajmi.net.

Në qeverinë aktuale që udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku pjesë e saj janë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate.

Numri i zëvendësministrave në qeverinë Hoti ka shkuar në 49, por kjo nga njohësit e politikës po shihet vetëm si mundësi për t’i rehatuar militantët partiakë, dhe jo për përmirësimin e cilësisë së qeverisjes.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Demokraci është shprehur se qeveria aktuale nuk ka respekt për buxhetin e Kosovës dhe për mirëqenien e qytetarëve.

Sipas tij, qeveria po fokusohet në rehatimin e individëve të ndërlidhur me politikën.

“Qeveria Hoti ka vazhduar me avazin e Qeverisë Haradinaj në rehatimin e militantëve partiakë në pozita të zëvëndës ministrave. Me vet faktin se në Ministri të caktuara janë emëruar edhe deri në pesë zëvendës ministra, është dëshmi se edhe kjo qeveri nuk ka fare respekt për buxhetin e Kosovës, mirëqenien e qytetarëve por tërë fokusi është në rehatimin e individëve të ndërlidhur me politikën.”, tha Miftaraj për lajmi.net.

E në anën tjetër, Blerim Burjani shprehet se pozita e zëvendësministrit ështe pa ndikim në politikat ministrore, por shfrytëzohet për punësimin e njerëzve partiak, familjar e të shoqërisë.

“Sot u raportua por s’i dihet se çka bëjnë këta zëvendësministra dhe të gjithë e dinë se janë formal dhe pa ndikim në politikat ministrore, me tepër punësojnë të pa aftë dhe partiak, familjar, shoqëri. Ky koncept është banalizuar komplet qe një kohë të gjatë, kanë falur poste ministrore si ministrja e MPJ-së pa kurrëfarë kredibiliteti por thjesht Ramush Haradinaj ka dhënë bakshish. Ka raste kur avokatët bëhen pjesë e politikës apo bëhen pjesë e ombudsperson dhe kanë mbajtur pozita ministrore. Oda e Avokatëve ishte dashtë të reagojë sepse ky është profesion që vjen nga rendi dhe rishikohet nga Oda e Avokatëve, tash veç dy persona të tillë që mbajnë poste publike dhe dikur ishin avokatë.”, tha Burjani për lajmi.net.

Sipas tij, 49 zëvendësministra i shkaktojnë dëme buxhetit të atyre që i kanë votuar. Politika shprehet Burjani është shndërruar në mjet për ekzistencë dhe karrierë.

“Kuptohet 49 zëvendësministra pa role dhe pa rëndësi janë dëme që i shkaktohen buxhetit të atyre që i kanë votuar, qytetarëve nëse iu pëlqëjnë le t’i votojnë prap kështu si janë. Politika shihet si mjet për ekzistencë dhe për karrierë, një avokat i dobishëm nuk shkon në politikë sepse e fyen profesionin që ka pasë dhe që do ta ketë. Politika është mjet i dobishëm për të paaftë dhe të pasigurtit.”, tha Burjani.

Më tutje, ai është shprehur se nuk mund të jetë zëvendësministër dikush që nuk ka qenë i punësuar kurrë në institucione dhe ka thënë se kjo ndodh vetëm në Kosovë dhe Shqipëri.

“Zëvendësministra sa të duash, rezultate kurrëfare. Nuk mund të bëhet zëvëndësministër njeriu që kurrë nuk ka qenë i punësuar dhe për asnjë eksperiencë në kurrgjë. Ku kështu? Askund. Vetëm tek ne dhe në Shqipëri ka kësi margaritarësh”, tha Burjani.

Burjani tha se dëmi që i bëhet popullit nga pagat e tyre është i pakuptimtë.

“Dëmi që i bëhet popullit për pagën e tyre është shumë e çuditshme dhe e pakuptimtë, po të kishte ndodhë në një shtet normal kurrë këto parti votë nuk do të kishin marrë nga populli.”, tha Burjani.

Ministria e Infrastrukturës, ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, kanë gjithësej nga pesë zëvendësministra,

Përderisa ministritë e lartcekura i kanë nga 5 zëvendësministra, në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe në atë të Punëve të Brendshme janë nga katër zëvendësministra.

Me nga tre zëvendësministra janë ministria e Financave,  ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ajo e Shëndetësisë.

Nga dy zëvendësministra kanë: ministria për Kthim dhe Komunitete, ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ministria e Arsimit dhe Shkencës, ministria e Pushtetit Lokal dhe ministria e Mbrojtjes, teksa me nga një zëvendësministër funksionojnë ministria e Drejtësisë dhe ministria e Zhvillimit Rajonal.

Lista me emra të Zëvendësministrave të Qeverisë të Republikës së Kosovës

1 Agim Krasniqi ZVM – Ministria e Financave

2.Artan Berisha –ZVM-Ministria e Infrastrukturës

3.Arton Retkoceri – ZVM-Ministria e Infrastrukturës

4.Bashkim Krasniqi – ZVM – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

5.Besart Dreshaj – ZVM – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

6.Bekim Brestovci ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme

7.Teuta Sahatqija – ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

8.Enis Sulejmanovic – ZVM – Ministria për Komunitete dhe Kthim

9.Selim Kryeziu – ZVM – Ministria për Komunitete dhe Kthim

10.Enver Hoti -ZVM – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

11.Fatbardha Emini – ZVM – Ministria e Pushtetit Lokal

12.Florian Dushi -ZVM – Ministria e Drejtësisë

13.Hamza Balje -ZVM –Ministria e Infrastrukturës

14.Muharrem Sfarqa -ZVM –Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit

15.Ergin Bunjaku – ZVM – Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit

16.Nexhat Ramadani – ZVM ne Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

17Engelbert Zefaj – ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

18.Qazim Rrahmani – ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

19.Valdete Bajrami ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

20.Resul Makreshi – ZVM – Ministria e Shëndetësisë

21.Yildiray Bayram – ZVM – Ministria e Punëve të Brendshme

22.Zafir Berisha -ZVM – Ministria e Punëve të Brendshme

23.Agron Bacaj –ZVM- Ministria e Punëve të Brendshme

24 Pjetër Ndou – ZVM – Ministria e Shëndetësisë

25.  Adnan Redzeplar – ZVM – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

26. Eldis Abazi – ZVM – Ministria e Zhvillimit Rural–

27. Kushtrim Bahrimaj – ZVM – Ministria e Financave

28. Muhamet Brajshori – ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

29. Jasmina Jovanovic – ZVM –Ministria e Financave

30.  Milan Radojevic – ZVM – Ministria e Punëve të Brendshme

31. Driton Bardheci – ZVM – Ministria e Arsimit dhe Shkencës

32.  Magbule Shkodra -ZVM –Ministria e Pushtetit Lokal

33.  Gani Dreshaj – ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

34. Muhamedali Mergjollari – ZVM – Ministria e Mbrojtjes

35. Xhavit Zariqi – ZVM – Ministria e Infrastrukturës

36.  Erxhan Galushi – ZVM – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

37.   Rexhep Kadriu – ZVM –Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit

38.  Qerim Bajrami- ZVM-Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

39.  Arbër Grabovci – ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

40. Muharrem Nitaj – ZVM- Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit

41. Bajram Kastrati – ZVM – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

42. Halil Matoshi – ZVM – Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit

43. Bahrim Shabani – ZVM – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

44. Burbuqe Bakia-Deva -ZVM – Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit

45. Nehat Ramadani – ZVM – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

46.  Sadika Kofrc- ZVM-Ministria e Mbrojtjes

47. Muhamet Gashi- ZvM-Ministria e Infrastrukturës

48. Xhavit Rexhaj- ZvM-Ministria e Arsimit dhe Shkencës

49.Luan Gola-ZvM- Ministria e Shëndetësisë. /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera