Bota

Qeveria e Kosovës i del në ndihmë Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa e vlerëson lartë

0
qeveria-e-kosoves-i-del-ne-ndihme-lugines-se-presheves,-ragmi-mustafa-e-vlereson-larte

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do t’ua heqin shpenzimet prindërve të fëmijëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, për librat shqip si dhe për materiale të tjera shkollore.

Të dy qeveritë do të ndajnë për këtë çështje nga 70 mijë euro secila, raporton RTV Dukagjini.

“Jemi pajtuar që kërkesën për mbështetje në vlerë prej 140 mijë euro t’i përgjigjemi me pjesë të barabarta prej 70 mijë euro. Këto mjete planifikohet të ndahet nga rezervat, prandaj kërkoj aprovimin tuaj për ndarjen e mjeteve për mbulimin e kostos librat në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës”, ka deklaruar zëvendësministri Agim Krasniqi.

Për kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa kjo është një ndihmë e madhe.

“Duke pasur parasysh se kemi kaluar një periudhë të pandemisë ku edhe Lugina e Preshevës ka pësuar shumë. Më këtë ndihmë janë shkarkuar nga barra e rëndë ekonomike më shumë se 4,000 prindër për faktin se janë pajisur me tektë mësimore më shumë se 4,052 nxënës”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ragmi Mustafa.

Mustafa thotë se vitin e fundit, dy qeveritë, ajo e Kosovës e Shqipërisë kanë qenë më aktive në

ngritjen e çështjeve të shqiptarëve të kësaj ane

Lexo të tjera