Lajme

Qeveria miraton planin e punës së Zyrës për Luginën e Preshevës për vitin 2021

0
qeveria-miraton-planin-e-punes-se-zyres-per-luginen-e-presheves-per-vitin-2021

Aktivitetet kryesore që Zyra për Luginën e Preshevës do t’i realizojë janë implementim i përgjegjësive të dhëna me vendimin për themelimin e saj, të mbështetura në nevojat e popullsisë shqiptare në Luginë dhe të elaboruara në një dokument si pjesë esenciale e programit të punës, për 12-mujorin e parë.

Ju rikujtojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës më 28 shtator 2020, ka themeluar “Zyrën për Ofrimin e Asistencës ndaj Qytetarëve të Luginës së Preshevës”.

Sipas këtij vendimi, Zyra për Luginën e Preshevës do të ketë përgjegjësinë që të ndërmarrë dhe koordinojë të gjitha veprimet institucionale, nën mbikëqyrjen e Zyrës së Kryeministrit, në fushën e arsimit, kulturës,  ekonomisë si dhe në fusha të tjera që dalin si nevojë e kohës.

Për më shumë informacione rreth planit të punës së Zyrës për Luginën e Preshevës për vitin 2021, klikoni në këtë link. /Lajmi.net/

Lexo të tjera