Ekonomi

Qeverisë i propozohet që mjetet për “Trepçën” të merren nga buxheti për rimëkëmbje ekonomike

0
qeverise-i-propozohet-qe-mjetet-per-“trepcen”-te-merren-nga-buxheti-per-rimekembje-ekonomike

Kuçi propozoi që se mjetet të merren nga ndarje buxhetore për rimëkëmbje ekonomike. E kjo çështje mbeti që të diskutohet fillimisht me Ministrinë e Financave.

Në këtë mbledhje, Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar edhe ndryshimin dhe plotësimin e programit Legjislativ të vitit 2020 të Qeverisë së Kosovës.

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj tha se kërkohet të ndryshohet programi legjislativ dhe shtyhet projektligjit për partner privat, për pushtet lokal, projektligjit për lotarinë e Kosovës.

“Të tërhiqen nga programi 2020 dhe barten në vitin 2021 disa projektligje si ai i për ATK-në, tatimin në vlerë të shtuar etj”, tha ai.

Gjatë kësaj mbledhje Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe propozim vendimi për t’ia proceduar Kuvendit të Kosovës mendimin lidhur me nismën legjislative për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtët e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimat civile dhe familjeve të tyre.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj u shpreh se kjo nismë nuk ka paraparë llogarinë kohore filluar kontributin e dhënë.

“Duke marr parasysh edhe gjendjen e pandemisë dhe rekomandimet që ka dhënë departamenti i financave rekomandojë qe kjo nismë mos të aprovohet”, tha ai. /Lajmi.net/

Lexo të tjera