Fun

Qyteti në Alaskë ku dielli nuk do të lindë për dy muaj

0

Utqiagvik, Alaska, i njohur dikur si Barrow, përjetoi të perëndimin e tij të fundit të diellit për rreth dy muaj. Qyteti prej rreth 4,000 banorësh tani po fillon periudhën e tij prej 65 ditësh të errësirës,të njohur si netë polare, njofton MeteoBallkan.

Nata polare është një term i zakonshëm në vendet që nuk përjetojnë agimin për më shumë se 24 orë, thotë për CNN meteorologu Judson Jones. “Kjo ndodh çdo vit,” tha Jones. “Nëse jetoni mbi Rrethin Arktik, do të ketë një ditë kur dielli do të perëndojë për pjesën tjetër të dimrit. Lajmi i mirë është se do të kthehet gjatë verës kur nuk do të perëndojë për ditë të tëra”.

Edhe pse Utqiagvik nuk është qyteti i vetëm në Alaska që përjeton këtë fenomen, ai është i pari në listën e lokacionit të natës polare. Për rreth një deri në dy muaj, banorët e Kaktovik, Point Hope dhe Anaktuvuk Pass do të jenë gjithashtu pa diell. Perëndimi i tyre përfundimtar i diellit do të ndodh në mes të nëntorit dhe fillimit të dhjetorit.

Dielli Dielli në këtë qytet nuk do të shfaqet më në horizont deri më 23 janar 2021. /MeteoBallkan

Lexo të tjera