Sport

Ramadani i lumtur me fitoren, kthen vëmendjen kah ndeshja me Arbërinë

0
ramadani-i-lumtur-me-fitoren,-kthen-vemendjen-kah-ndeshja-me-arberine

Prishtina triumfoi 3:0 në përballje me Drenicën, por nuk ka vend për gëzim apo pushim.

Trajneri Zekirija Ramadani ka bërë thirrje që të jetë fokusi te ndeshja e ardhshme, ajo kundër Arbërisë.

“Ndeshje e mirë e zhvilluar nga të dy skuadrat. Arritëm qëllimin objektivi i së cilës ishte fitorja. Përveç tre pikëve me gëzon fakti që e mbajtëm portën tonë të paprekur, gjë shumë e rëndësishme kjo”, ka thënë Ramadani, përcjell lajmi.net.

“I uroj futbollistët për fitoren dhe normalisht na pret punë në vazhdim duke shpresuar që të jemi si sot të përgatitur. Menjëherë të martën na pret Arbëria të cilën e pamë se çfarë bëri në Mitrovicë”, shtoi trajneri i Prishtinës.

“Duhet ta marrim shumë seriozisht atë ndeshje dhe vetëm kjo është që tani kërkojë nga futbollistët, vetëm seriozitet nga çdo ndeshje e radhës”, tha mes tjerash ish trajneri i Feronikelit.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë skemat e përgatitura nga Ramadani për ndeshjen kundër Arbërisë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera