Lajme

Ramë Buja e konfirmon: PDK-ja nesër mbledh kryesinë dhe këshillin

0

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Ramë Buja ka thënë sonte se ai pajtohet për një qeveri të shpëtimit kombëtar, por se kjo varet më shumë nga vendimet e partisë.

Ai në emisionin “Debat” të RTK-së ka bërë të ditur se nesër do të mblidhet Kryesia e partisë dhe më pas edhe Këshilli Drejtues. Ashtu siç raportoi pak më parë Ballkani.info, këto dy trupa të rëndësishme të PDK-së pritet të marrin vendim për të hyrë në qeveri.

Buja ka thënë se në këto dy mbledhje pritet të merren vendime të rëndësishme në këtë kohë të ndjeshme për vendin.

Megjithatë, ai nuk ka bërë të ditur më shumë se çfarë do të diskutohet nesër.

Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se kjo parti nesër pritet të merr vendim për të hyrë në qeveri.

Po ashtu bëhet e ditur se nëse ka pakënaqësi brenda këtyre dy trupave të PDK-së dhe nëse kjo parti nuk e merr pozitën e presidentit, vendi do të shkojë në zgjedhje. /Ballkani.info/

Lexo të tjera