Lajme

Raportimi për rrahje, vjen tjetri reagim i Anitës: Me Ramushin jemi mirë që 17 vjet

0

Pas lajmeve të mbrëmshme se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka sulmuar gruan e tij, Anita Haradinaj, kjo e fundit ka reaguar duke e mohuar se ka ndodhur një gjë e tillë.

Përmes një postimi në Facebook, Anita Haradinaj tha se është shqetësuese lajmi i mbrëmshëm pasi është nënë, motër e bijë e dikujt dhe sipas saj është e turpshme të prodhohen lajme kaq të ulta.

“Kam 20 vjet që punoj dhe jam pjesë e medias në Kosovë dhe sot shpreh keqardhje për nivelin e mediave dhe tendencës për të prodhuar lajme banale, tituj banal e thashetheme për dy klikime me shumë a më pak, kam qenë shumë herë pjesë e lajmeve të tilla dhe e kam kuptuar që injorimi do te ishte formë e drejtë e përgjigjes së thashethemeve por kjo e mbrëmshmja ishte e pamundshme te injorohet sepse unë jam nënë, motër, mike, shoqe e dikujt dhe normalisht ka shqetësuar dikë diku! Prandaj është e turpshme të prodhohen lajme kaq të ulta! Unë jam shume mirë dhe kam 17 vjet që jam shumë mirë me Ramushin”, ka shkruar Anita Haradinaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)

Lexo të tjera