Lajme

Raportimi për rrahjen e Anita Haradinajt, deklarohet Prokuroria

0

Pas raportimit se moderatorja Anita Haradinaj është sul’muar fizikisht nga burri i saj, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Gazeta Express ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës lidhur me pretendimet e gazetës “Bota Sot”.

Pak orë më vonë, raportimin në fjalë, moderatorja e ka qujtuar lajm banal sa për klikime, duke mohuar se është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Pas reagimit të saj, Prokuroria Themelore e Prishtinës bën të ditur për Gazetën se lidhur me rastin e raportuar në media nuk ka pranuar ndonjë informacion nga Policia e Kosovës.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, nuk ka pranuar ndonjë informatë nga Policia e Kosovës lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Express.

Ndërsa, Policia e Kosovës nuk është deklaruar akoma për rastin, edhe përkundër insistimit të gazetës.
Tutje, moderatorja Haradinaj ka deklaruar se burri i saj, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, nuk ka ushtruar asnjëherë asnjë lloj dhu’ne ndaj saj.

“Edhe bash me ta thënë të vërtetën, prej kur jam martu unë, kurrë n’jetë s’ka ndodhë Ramushi me ushtru ndonjë lloj dhu’ne. E s’po e di ku e kanë gjetë forcën me bë kësi thashetheme banale. Sepse roli i medias, unë jam në media, i kam 21 vjet, nuk është me bë thashetheme”, është shprehur moderatorja.

Lexo të tjera