Sport

Raste pozitive me COVID-19 te skuadra e futsallit Prishtina, nuk do e zhvillojnë ndeshjen e radhës

0
raste-pozitive-me-covid-19-te-skuadra-e-futsallit-prishtina,-nuk-do-e-zhvillojne-ndeshjen-e-radhes

Kampionët e futsallit do të luajnë në evropë në fund të këtij muaji, me raundin e parë që i ka rezervuar si kundërshtare skuadrën tjetër shqiptare, Tiranën.

Por, aktualisht një futbollist i klubit ka rezultuar pozitiv e tre të tjerë janë me simptoma.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes faqes zyrtare në facebook.

Për momentin vetëm një pjesë e skuadrës ka kryer testimet, me lojtarët e tjerë që do të testohen në vijim.

Kryeqytetasit kanë paralajmëruar se nuk do zhvillojnë ndeshjen e kësaj jave në Superligën e futsallit.

Lexo të tjera