Lajme

Reagime të ashpra në Kosovë rreth deklaratave të Daçiqit për të zhdukurit

0
reagime-te-ashpra-ne-kosove-rreth-deklaratave-te-daciqit-per-te-zhdukurit

E përveç këtij memoriali, janë ngritur edhe shumë të tjerë ku në data të shënuara, krerët institucionalë përkulën dhe premtojnë zbardhjen e fatit të tyre.

Por pritja i ka lodhur familjarët e të zhdukurve e dhimbja u shtohet edhe më shumë kur ka deklarata nga zyrtarët serbë për çështjen e të pagjeturve.

Së fundmi Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, në një emision televiziv në Serbi, i nervozuar deklaroi, që duhet të bëjnë diçka me serbët që po tregojnë se ku janë të varrosur shqiptarët në Serbi.

Ndërsa, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Ministres së Punëve të Jashtme.

Haradinaj Stublla, përmes një letre të dërguar për Ambasadorët e Quintit në Kosovë dhe Serbi, ka kërkuar një dënim nga ta për qeverinë e Serbisë.

Të papranueshme deklaratën e Ivica Daçiq për personat e pagjetur, e kanë quajtur edhe nga qendra burimore për personat të zhdukur.

Këta të fundit madje kanë thënë që pikërisht Daçiq është adresa kryesore ku duhet kërkuar llogari për fatin e personave të pagjetur.

Çerkini thotë se bashkësia ndërkombëtare mund të bëjë më shumë në zbardhjen e këtyre rasteve.

Edhe pse kanë kaluar 21 vite nga lufta në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave.

Kishte zotime që kjo temë do të hapej me palën Serbe por që shteti fqinj nuk është treguar i gatshëm të bashkëpunojë.

Lexo të tjera