Lajme

Reagon Çitaku: Osmanin duhet ta kritikojmë për veprimet politike, por jo për dukjen

0
reagon-citaku:-osmanin-duhet-ta-kritikojme-per-veprimet-politike,-por-jo-per-dukjen

Çitaku tha se presidenten Osmani duhet ta gjykojmë dhe kritikojmë për veprimet politike, por jo të merremi me dukjen e saj.

Ajo shtoi se kjo është tërësisht e papranueshme.

“Presidenten Osmani duhet ta gjykojmë dhe kritikojmë për veprimet politike. Aty e para që do ta kritikoj do të jem unë vet.Ama, me u marrë me dukjen e Presidentes, me peshën, duhet të jetë tërësisht e papranueshme.#GratëPërGratë”, shkroi ajo.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka cituar pjesë të një përshkrimi satirik të veprimtarit të çështjes shqiptare, Faik Konicës, në kohën sa po votohej Vjosa Osmani për presidente në Kuvend.

Kastrati, nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ndonëse nuk ka sqaruar nëse postimi i tij ka cak ndonjë figurë të caktuar publike, ka bullizuar me peshë nëpërmjet vargjeve të Konicës.

“Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot:

“…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit”.”, shkruhet në postim.

Lexo të tjera