Lajme

Reagon familja e Gjeneral Xheladin Gashit: Gjykata Speciale po anashkalon krimet e shtetit serb

0
reagon-familja-e-gjeneral-xheladin-gashit:-gjykata-speciale-po-anashkalon-krimet-e-shtetit-serb

Në reagimin e kësaj familje thuhet se lufta është fituar sepse e gjithë UÇK-ja, ishte e bashkuar, dhe edhe këtë betejë do ta fitojnë sepse do të bëhen bashkohen.

Reagim nga familja e Gjeneral Xheladin Gashit- Komandant “Plakut“

Ne si familje duke parë zhvillimet e fundit në vend dhe jemi shumë të brengosur për situatën e krijuar pas arrestimeve dhe bastisjeve që janë duke ndodhur ndaj themeluesve të UÇK-së dhe kontribuuesve më të mëdhenj për çlirimin e vendit nga okupatori serb. Nuk jemi kundër Gjykatës Speciale, por jemi kundër, pasi që kjo gjykatë po gjykon vetëm luftën tonë të drejt duke i anashkaluar krimet makabre të shtetit serb që ka bërë nga koha e Rankoviqit e deri në luftën e fundit të UÇK-së ku triumfuam bashkë me shtetet aleate të popullit shqiptar kundër pushtuesit serb.

Luftën e fituam sepse të gjithë ishim NJË por edhe këtë betejë do ta fitojmë sepse do të bëhemi NJË.

Andaj ju Çlirimtar mbajeni kokën lartë sepse edhe në luftë po edhe në paqe ju ka ra hise për t’u bërë kurban për këtë vend, mbahuni siç jeni mbajt edhe në kohë më të vështira.

Qofshi Faqebardhë!

Familja Gashi –Komoran. /Lajmi.net/

Lexo të tjera