Sport

Real Madrid, lideri më i dobët në ligat kryesore të Evropës

0
real-madrid,-lideri-me-i-dobet-ne-ligat-kryesore-te-evropes

Edhe pse janë lider pas katër xhirosh, Real Madrid nuk qëndron mirë me golat e shënuara.

Në katër xhirot e para, Real Madrid ka shënuar vetëm gjashtë gola, duke qenë skuadra lidere me më së paku gola në ligat kryesore.

Në Premierligë, në po kaq ndeshje, Everton ka shënuar 12 gola, ndërsa në Serie A, Atalantës i janë dashur tri ndeshje, për të shënuar 13 gola.

Më shumë se Real Madrid kanë shënuar edhe vendet e para në Bundesligë dhe Ligue 1.

Start më të keq për numrin e golave Real Madrid ka pasur edhe dy herë në të kaluarën. Në sezonin 2004-2005 shënonin vetëm tri gola në katër ndeshjet e para, ndërsa në sezonin 2012-2013, shënonin pesë herë./Lajmi.net/

Lexo të tjera