Sport

Real Madrid merr disa lajme pozitive, zbulohet data e rikthimit të Hazard, Carvajal dhe Varane

0
real-madrid-merr-disa-lajme-pozitive,-zbulohet-data-e-rikthimit-te-hazard,-carvajal-dhe-varane

Pas kualifikimit në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve, Los Blancos kanë marrë lajme të tjera të mira, transmeton lajmi.net.

Duke u bazuar në gazetarin spanjoll, Jose Luis Sanchez, i cili konsiderohet si një gazetar i besueshëm thotë: “Eden Hazard, Dani Carvajal dhe Raphael Varane priten të jenë të gatshëm për ndeshjen e parë gjysëmfinale ndaj Chelsea”.

Të tre lojtarët kanë humbur ndeshjet e fundit si rezultat i dëmtimit, mirëpo pritet të rikthehen për ndeshjen e parë, e cila zhvillohet më 27 prill në stadiumin “Alfredo di Stefano”.

Ndërkohë, Lucas Vazquez mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për Real Madrid pasi mori një dëmtim në gju kundër Barcelonës dhe nuk ka gjasa të rikuperohet para fundit të sezonit.

Akoma nuk ka ndonjë informacion në qoftë se Sergio Ramos do të jetë i gatshëm apo jo, ku së fundmi ai është infektuar me virusin COVID-19./Lajmi.net/

Lexo të tjera