Sport

Real Madrid pëson disfatë nga Alaves

0
real-madrid-peson-disfate-nga-alaves

Mbretërit u gjendën në disavantazh me të filluar ndeshja në minutën e 5’, ku u akordua penallti për skuadrën mysafire dhe u konkretizua në gol nga Lucas Perez.

Problemet per ‘Los Blancos’ nuk u ndalën këtu, pasi që ylli i skuadrës, Eden Hazard u detyrua të largohet nga fusha shkaku i një lëndimi.

Me të filluar pjesa e parë, ‘Mbretërit’ dukeshin se e kishin kapur ritmin, por pas një pasimi të kthyer mbrapa nga Varane, ishte portieri Thibaut Courtois i cili u mundua të pasojë në mes të fushës ku bëri gabim fatal, të cilin e shfrytzoi Joselu në minutën 49’.

Shpresat për barazim u shtuan në fund, kur Casemiro realizoi në minutën 86’, por ndeshja përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 1-2.

Reali qëndron në pozitën e katërt në tabelë, gjashtë më pak se kreu i tabelës, Real Sociedad./Lajmi.net/

Lexo të tjera