Sport

Real Madrid vetëm 11 ndeshje larg fitimit të La Liga-s dhe Ligës së Kampionëve

0
real-madrid-vetem-11-ndeshje-larg-fitimit-te-la-liga-s-dhe-liges-se-kampioneve

Pasi eliminuan Liverpoolin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, “Los Blancos” kanë vetëm 11 ndeshje për të siguruar dy trofe, La Liga-n dhe Ligën e Kampionëve, përcjellë lajmi.net.

Dhe pavarësisht që skuadra e Zinedine Zidane është tërësisht e lodhur dhe me lëndime, dy trofetë brenda 44 ditëve do i motivojë më shumë se kurrë.

Këtë muaj, “Los Blancos” do përballen me Getafe, Cadiz dhe Real Betis në Ligë, derisa do i bëjnë ‘konak’ edhe Chelseas në Ligën e Kampionëve në fund të edicionit.

Në maj, ata e presin Osasunan në “Alfredo di Stefano”, pastaj do udhëtojnë në Londër për ndeshjen kthyese ndaj “Bluve”.

Pastaj, Real MAdrid do këtë disa ndeshje radhazi në shtëpi, por mjaftë të vështirë, ndaj klubeve të mëdha si Sevilla, Granada, Athletic Bilbao dhe Villarreal.

Nëse ia dalin të mposhtin Chelsean, atëherë do përballen me fituesin e ndeshjes PSG – Manchester City.

Që nga humbja nga Levante me 30 janar, Zidane ka drejtuar skuadrën në 11 fitore dhe tri barazime, derisa ka zvogëluar distancën me Atleticon në vetëm një pikë.

Real Madrid gjithashtu vazhdojnë të jenë të pamposhtur edhe në Evropë dhe tani sigurisht synojnë ta mbyllin sezonin me trofeun e 14-të në garën me prestigjioze në botë./Lajmi.net/

Lexo të tjera