Sport

Real Madridi publikon listën e lojtarëve të ftuar ndaj Villarreal, plotë gjashtë mungesa

0
real-madridi-publikon-listen-e-lojtareve-te-ftuar-ndaj-villarreal,-plote-gjashte-mungesa

“Los Blancos” në këtë udhëtim do jenë pa plotë gjashtë lojtarë kryesorë, meqenëse lojtarët, si Sergio Ramos, Eder Militao, Casemiro, Fede Valverde, Karim Benzema dhe Luka Jovic nuk janë në listë, përcjellë lajmi.net.

Ramos dhe Valverde janë të lënduar, derisa Militao, Casemiro dhe Benzema munguan në stërvitje, kurse Jovic është i prekur nga Covid-19.

Sidoqoftë, janë rikthyer Eden Hazard, Dani Carvajal dhe Nacho Fernandez.

Lista e plotë e “Galaktikëve” ndaj Villarreal:

Portierë: Courtois, Lunin, Altube

Mbrojtës: Carvajal, Varane, Nacho, Marcelo, Mendy, Chust

Mesfushorë: Kroos, Modric, Odegaard, Isco, Aranda

Sulmues: Hazard, Asensio, Vazquez, Vinicius, Mariano, Rodrygo./Lajmi.net/

Lexo të tjera