Kampioni në fuqi nuk arriti të arkëtojë pikë të plota në udhëtim te Real Sociedad.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin ‘Anoeta’ prodhoi shumë raste, por në fund rrjeta nuk u tund asnjëherë.
Skuadra e Zinedine Zidane padyshim që ishte më dominuese, megjithatë përpjekjet ishin të kota në mbrojtjen e çeliktë të vendasve.
Real Madrid takimi e ardhshëm e luan sërish si mysafir, ndaj një skuadra të papërshtatshme si Betis, kurse për Sociedad ky ishte barazimi i dytë pas dy ndeshjeve të para. /Lajmi.net/