Sport

Realit i takon derbi, Interit i vështirësohet kalimi i grupit

0
realit-i-takon-derbi,-interit-i-veshtiresohet-kalimi-i-grupit

‘Los Blancos’ e nisën mirë takimin duke fituar një penallti në minutën e 7’, të cilën e shndërroi në gol Eden Hazard, shkruan lajmi.net.

Inter nga minuta e 33’ mbeti me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Arturo Vidal.

Real Madrid në minutën e 59’ dyfishoi epërsinë, kur Achraf Hakimi shënoi autogol.

Me këtë fitore, Real Madrid numëron shtatë pikë, dhe renditet në vendin e dytë, ndërsa Inter me dy pikë, në vendin e katërt në grup./Lajmi.net/

Lexo të tjera