Ekonomi

Reçica i vendosur për njohjen e stazhit të punës për punonjësit e larguar me dhunë gjatë viteve të 90-ta nga pushteti serb

0
reçica-i-vendosur-për-njohjen-e-stazhit-të-punës-për-punonjësit-e-larguar-me-dhunë-gjatë-viteve-të-90-ta-nga-pushteti-serb

Siç njofton kumtesa, përfaqësuesit e Këshillit Drejtues dhe Sindikatës së Pavarur të “Rilindjes” ministri Reçica, i ka informuar për të gjitha nismat e tij reformuese që ka ndërmarrë, veçmas lidhur me njohjen e stazhit të punës për punonjësit e larguar me dhunë viteve të 90-ta nga pushteti serb, nismë kjo që tashmë ka marrë rrugë, pasi që është hartuar plotësim-ndryshimin i ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, ku parashihet edhe njohja e stazhi në fjalë.

Gjithashtu, në ketë takim është diskutuar edhe për Reformën e përgjithshme pensionale, që në fokus do të ketë adresimin e të gjitha preokupimeve të qytetarëve, punonjësve dhe pensionistëve duke instaluar edhe sistemin e sigurimeve sociale.

“U jam tejet mirënjohës për gatishmërinë e tyre për të qenë krah nesh në këtë proces, për të shtyrë para reformat që kam ndërmarrë si ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe prioritetet që janë në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit”, ka thënë ministrit i MPMS-së, Skender Reçica. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera