BotaLajme

Rekord i ri infeksionesh në Itali, 623 të vdekur e afro 33 mijë raste të reja për 24 orë

0

Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtur edhe si epiqendra e Covid-19 në Evropë.


Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 623 persona dhe janë infektuar 32,961 të tjerë.

Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 42,953 ndërsa numërohen në total 1,028,424 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 372,113 persona dhe numri i personave që janë në gjendje të rëndë për jetën është 3,081 pacientë.

Lexo të tjera