Lajme

Rekord testimesh për COVID-19, brenda 24 orëve në vend

0
rekord-testimesh-per-covid-19,-brenda-24-oreve-ne-vend

Por në njoftimin e Instituti Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës gjithashtu u theksua se gjatë 24 orëve janë testuar 3 mijë e 680 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Kjo shifër e testimeve është më e larta e bërë që nga fillimim i pandemisë në Kosovë, transmeton lajmi.net.

Duhet përkujtuar që situata me COVID-19 vazhdon të jetë mjaftë e rëndë, derisa nuk parashihet ndonjë ndryshim mase anti-COVID, përpos atyre që ishin vendosur kohë më parë nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë:

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (83, 76, 70 vjeç), Skenderaj 1 rast (58 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 69.230 raste nga 307.332 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.599 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 206 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.849 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.782.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 185 raste, Pejë 39 raste, Prizren 27 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Gjilan 21 raste, Fushë-Kosovë 17 raste, Mitrovicë 17 raste, Kamenicë 14 raste, Rahovec 13 raste, Vushtrri 12 raste, Klinë 9 raste, Lipjan 9 raste, Ferizaj 7 raste, Drenas 6 raste, Suharekë 6 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kaçanik 4 raste, Viti 4 raste, Malishevë 3 raste, Obiliq 3 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kllokot dhe Skenderaj.

Lexo të tjera